Spanjë, vriten 5 terroristë që po përgatisnin tjetër masakër, 6 të plagosur

18.08.2017 08:00

Policia spanjolle ka vrarë katër sulmues nga sulmi i ri i mbrëmshëm....

Pa kaluar ende 12 orë nga masakra në Barcelonë, 5 persona të dyshuar si terroristë janë vrarë nga policia spanjolle në qytetin Kambrils, ku po përgatitej një tjetër sulm i ngjashëm me atë të pasdites së djeshme.

Pesë personat mbanin veshur jelekë kamikazë me eksplozivë dhe ishin brenda një makine. Policia iu vu pas duke i qëlluar për vdekje, përveç njërit që mundi të largohej.

Të plagosur kanë mbetur 6 persona, 3 prej tyre agjentë policie. Në gjendje më të rëndë është një grua e cila u plagos me thikë nga terroristi që u arratis dhe u vra disa orë më vonë.