Nga shtatori, administrata me dy ndërrime
Nga shtatori, qytetarët do të mund të nxjerrin.....

Nga shtatori, qytetarët do të mund të nxjerrin, dokumentacionin e nevojshëm si certifikatën e lindjes, apo martesës , të kryejnë ndonjë punë në DAP ose doganë, edhe pas orës 16:00.
Qeveria vendosi që të ketë ndërrim të dytë pune në: DAP, Doganë, Sektorin e Punëve drejtuese dhe mbikëqyrëse në MPB, në Drejtorinë e ofiqerisë, si dhe në departamentet e mbrojtjes së rajoneve me qytetet dhe komunat në Ministrinë e mbrojtjes.
Sportelet në këto institucione për qytetarët do të jen të hapura nga ora 07:00 e mëngjesit e deri në orën 21:30 në mbrëmje. Institucionet tjera edhe më tej do të funksionojnë me orarin standard, 07:30-16:30.
Vetëm Kadastra nuk hyn në listën e këtyre institucioneve, pra nëse keni punë atje, duhet ta mbaroni brenda ndërrimit të parë.
Tashmë u paralajmerua edhe vendosja e nderimit te dyte neper çerdhe e kopshte femijesh.
