MPPS, nga shtatori, çerdhet me dy ndërrime

18.08.2017 13:46

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime....

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Ndërrimi i parë do të jetë prej ora 07:00 deri në ora 14:30, kurse ndërrimi i dytë do të fillojë prej ora 14:00 deri në ora 21:30. Fëmijët parashkollor do të mund të qëndrojnë në çerdhe secilën të shtunë të parë të muajit nga ora  08:00 deri në orën 16:00.

“Qëllimi i ndërrimit të dytë është që fëmijët dhe prindërit të kenë mundësi kujdesi në qendrat shtetërore. Në vijim është edhe procedura për hapje të vendeve të reja të punës që të plotësohet nevoja për punën në dy ndërrime” – deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Në pyetjen nëse për këtë qëllim do të duhet t punësohen kuadro shtesë, marrë parasysh edhe ndalesën për punësime në këtë periudhë parazgjedhore, ministrja Carovska thotë se punësimet I planifikon komuna dhe komunat duhet qartë të ndajnë prioritetet.

"Komunat kanë të drejtë por edhe obligim ligjor, të punësojnë edhe sot punonjës që cilësohen si  të patjetërsueshëm. Komuna duhet ta bëjë këtë dhe qytetarët duhet ta dinë, se komuna duhet të  investojnë në gjërat që janë të rëndëishme për qytetarët” – tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska. (Flutura Rahimi, TVM2)