Rritja e pensioneve, Carovska: Do të vazhdojë, por rritje reale jo vetëm fjalë
Një tjetër lajm i mirë nga ministria për punë sociale....

Një tjetër lajm i mirë nga ministria për punë sociale, Mila Carovska, ka ardhur për pensionistët. Ministrja në fjalë njofton se në përputhje me rregullavën ligjore, do të ketë rritje të pensioneve.
Çdo pensionist, do të përfitojë nga 180 denarë më shumë pension nga muaji janar deri në dhjetor, nga muaji qershor ka rritje të standartit prej 1 % dhe nga 1 korriku edhe me 1% deri në fund të vitit.
Me këtë, rritja do të jetë nga 2,160 denarë që çdo pensionist do të marrë për vitin aktual 2017 duke respektuar ligjin.
Sipas saj, në 2016 nga qeveria e VMRO-së pensionistët morën vetëm një shtesë prej 630 denarësh për gjithë vitin. Sipas ministres, pensionet do të vazhdojnë të rriten, për aq sa lexon buxheti i shtetit.
