Sulmi terrorist, liderët botërorë solidarizohen me Spanjën
E gjithë bota ëhstë solidarizuar me Spanjën pas sulmit të mbrëmshëm terrorist....

E gjithë bota ëhstë solidarizuar me Spanjën pas sulmit të mbrëmshëm terrorist dhe parandalimit të një sulmi të dytë.
Presidenti Donald Trump shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin në Barcelonë të Spanjës dhe do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ndihmuar”.
Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha se “terroristët në gjithë botën duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë të vendosur që t’i gjejnë dhe t’i vendosin para drejtësisë”.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, në ngushëllimin drejtuar popullit spanjoll tha se jemi të gjithë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos i lejuar këta kamikazë, që të na ndalin të jetojmë me stilin tonë të jetesës.
“Terrorizmi mund të na shkaktojë disa orë të hidhura dhe të tmerrshme, siç ndodhi së fundi edhe në Spanjë, por nuk mundet kurrsesi të na mposhtë”, tha Merkel.
Edhe Presidenti francez ka shprehur solidaritet me Barcelonën. Në një postim në Twitter Emmanuel Macron duke e përshkruar incidentin si një sulm tragjik shprehet se “ne mbetemi të bashkuar dhe të vendosur”.
Kremlini dënon me vendosmëri këtë krim mizor dhe cinik kundër civilëve. Presidenti rus Vladimir Putin tha se kjo që ndodhi konfirmon dhe një herë nevojën për një bashkim real të përpjekjeve të gjithë komunitetit botëror në një luftë pa kompromis kundër forcave të terrorizmit” .
Telegrame ngushëllim dhe solidariteti edhe nga Presidenti I Maqedonisë Ivanov dhe kryeministri gruevski, po ashtu edhe nga krerët më të lartë të shtetit dhe ata politikë në Shqipëri e Kosovë. (Aida Avdullahu – Ziberi, TVM2)
