Maqedoni

Sheqerinskanë 25 vjetorin e ARM-së, vizioni i përbashkët anëtarësimi në NATO

18.08.2017 16:31

Apeli i Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për të gjith pjestarët e ARM-së në 25 vjetorin e armatës...

Apeli i Ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për të gjith pjestarët e ARM-së në 25 vjetorin e armatës ishte që të gjith së bashkutë punojnë për siç u tha „vizionin tone të përbashkët – Maqedonia Antare e NATO-s, e sigurt dhe me prosperitet, me armatë me të cilën krenohet. Ajo njëherit premtoi përmirësimin e kushteve elementare për punë, trajnim dhe funksionim, si dhe vazhdim të rritjes së besimit te partenerët ndërkombëtar. 
 
“Maqedonia stabile, Maqedonia e sigurt, Maqedoni si anëtare e plotëfuqishme e NATO-s. Tër kjo është një hap i madh përpara për zhvillimin dhe përparimin e shteti tone, por edhe për tër rajonin. Vetëm sëbashku mund ti mposhtim sfidat dhe kanosjet ndaj vlerave në të cilat besojë së bashku”, shprehet ministrja e mbrojtes Radmilla Sheqerinska. 
 
Nuk ka dilemë se ky vizion na mban të gjithve të bashkuar tha Sheqerinska, sipas të cilit vizioni pa plane konkrete, pa hapa konkret është vetëm ësndërr dhe shkakton dëshprim.
 
Maqedonia disa vite është vonuar me dokumentet strategjike mbrojtëse, që kanë për detyrë të definojnë hapat konkret me data konkrete, detyra dhe obligime tha minsitreja sheqerinska në solemnitetin e organizuar me rastin e përvjetorit të armatës me të punësuarit në Minsitrinë e Mbrojtjes dhe Gjeneralshtab.
 
Dita e Armatës u shënua edhe në Kazermën e ARM-së në Tetovë, Kumanovë dhe kazermat tjera.  
 
ARDITA IMERI