Maqedoni
MPJ: Dënon sulmet terrorriste në Barcelonë, i plagosur një shtetas I Maqedonisë
18.08.2017 16:58
Gjatë sulmit të mbrëmshëm në Barcellona të Spanjës është plagosur edhe një shtetas i Maqedonisë...

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht trajtohet nga shërbimet mjeksore spanjolle, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
MPJ e Maqedonisë më këtë rast shpreh ngushëllime deri tek familjarët e viktimave dhe të plagosurve në këtë sulm dhe dënon ashpër sulmet terroriste në Barcelonë.
“Sipas komunikimit që kemi vënë me shërbimet përkatëse, Ambasada Maqedonase në Spanjë u njoftua se një shtetas i Maqedonisë momentalisht ndodhet në një spital në Barcelonë.Personi në momentin e sulmit ishte në afërsi dhe ka pësuar thyerje të kycit të këmbes I njejti është jashtë rrezikut për jetësn dhe trajtohet nga shërbimet mjekësore spanjolle.Një përfaqësues i Ambasadës së Maqedonisë gjatë natës shkoi për vizitë në spitalin ku ndodhej shtetasi i lënduar i Maqedonisë”, shprehen nga ministria e puneve te jashmte te Maqedonise.
Ambasada e Maqedonisë në Spanjë është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet zyrtare shpanjole për çdo informacion .
Numri I viktimave nga sulmi terrorist në Barcelonë ka shkuar në 13. Së paku 20 të tjerë janë plagosur, kur një furgon i ka shkelur njerëzit qëllimisht në rajoni Las Ramblas, në qendër të qytetit.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
