Maqedoni
Zjarret,Sheqerinska: Guximi i ushtarëve, duhet të shpërblehet
18.08.2017 17:21
Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, paralajmëroi shpërblime në të holla për të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët...

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, paralajmëroi shpërblime në të holla për të gjithë ushtarët dhe eprorët të cilët kanë marrë pjesë dhe ndihmuan në shuarjen e zjarreve. Armata ishte ajo që doli e para në ndihmë kur zjarret u zgjeruan tha Sheqerinska në tubimin solemn të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së.
"Me helikopterët që u kthyen në shpëtim për shumë fshatra dhe për shumë familje, të cilët dy javë nuk dinin të pushonin, në aksione të rrezikshme dhe të lodhshme, me 60 përfaqësues shtesë dhe pjesëtarë të forcave tokësore të cilët çdo ditë luftuan me zjarret, duke lënë gjendjen e mirë të qytetarëve të tyre para të vetes. Ky përkushtim i patundur dhe kjo sakrificë meriton të vlerësohet nga të gjithë ne dhe nga shteti", shprehet ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Sipas saj, është e vërtetë se guximi nuk paguhet me para, por edhe kujdesi nuk guxon të lihet vetëm në fjalë. Guximi dhe përpjekja heroike e ushtarëve tanë nuk guxojnë të kalojnë pa mirënjohje, tha Shekerinska.
