Maqedoni
Taravari, nuk kthehen në përdorim kartonat e kaltërt; Ramadani, nuk kishte shkresë për kartona të kaltërt
18.08.2017 17:40
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari realizoi takim me dy drejtorët e Fondit shëndetsor, me përfaqësuesit e Termini Im...

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari realizoi takim me dy drejtorët e Fondit shëndetsor, me përfaqësuesit e Termini Im dhe me përfaqësuesit e mjekëve privat në lidhje me gjetjen e zgjidhjes së problemeve me kartelat shëndetsore.
Ai parlajmëroi se deri në fund të vitit do të gjendet zgjidhje për problemin me kartelat elektronike. Pas informatave se shumë kartelave shëndetësore u skadon afati, dhe lëshuarjes në qarkullim të kartonave të kaltërt ministri i Shëndetësisë shpjegoi se nuk do të kthehen në përdorim kartonat e kaltërt.
Taravari sqaroi se personi mund të kontrollohet se a është i siguruar edhe me librezën e vjetër, letërnjoftim dhe pasaportë.
“Konstatuam se prej nesër nuk do të ketë nevoj për ti përdorur kartonat elektrenik edhe pse disa prej tyre u ka tejkaluar afati, pasiqë ata vetem teknikisht I mbanin me vete po nuk duheshte ndonjë identifikim nëpër spitale, ato do të vazhdojnë të përdorin edhe pse ju ka kaluar afati, normalisht bashkë me të duhet të kenë edhe librezat e shëndetësisë. Nëpërmjet statusit sigurimi të tyre mundët cdo ordinancë që ka internet, mund të shohin se a janë të siguruar paciantët apo jo, nëse paraqitet drita e gjelbërt janë të siguruar nëse paraqitet drita e kuqe nuk janë të siguruar kështu që nuk ka nevojë apsolutisht për kartelat e kaltërta”, shprehet ministri i shendetesise Arben Taravari.
Ndërkohë Drejtor i Fondit për sigurim shëndetsor Orhan Ramadani thotë se do të kërkohet përgjegjësi se kush në fondin shëndetësor ka urdheruar që të lëshohen në përdorim kartonat e kaltërt.
“Nuk kemi dërgu asnjë shkresë deri te asnjë barnatore të kërkojnë kartonin e kaltërt. Do të kërkojmë përgjegjesi”, shprehet drejtori i FSSH-së, Orhan Ramadani.
Nga Ministria e Shëndetsisë thonë se po shikohet mundësia që qytetarët të kenë vetem një kartel për identifikm dhe sigurim shëndetsor.
GAZMEND KURTISHI
