Maqedoni
Qeveria, procedura për kryeprokurorin e ri nis të martën
18.08.2017 18:20
Pas shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski nga ana e kuvendit republikan...

Pas shkarkimit të kryeprokurorit publik Marko Zvërlevski nga ana e kuvendit republikan, të marten e javës që vjen do të fillojë procedura për zhgjedhjen e prokurorit të ri. Siç bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Boshnjakovski në seancën e së martës qeveria do ti rekomandojë kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri.
“Qëllimi kryesorë për zgjedhjen e prokurorit të ri publik do të jenë interesat e qytetarëve të Maqedonisë. Zgjedhja e një profesionisti përkatësisht personalitet nga profesioni, me dinjitet dhe kredibilitet që do të kthente reputacionin e institucionit prokuror publik, do të respektojë kushtetutën e Maqedonisë dhe do të reagojë njejtë dhe pa anim në ndarjen e drejtësisë dhe njëherit do ta kthej besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, shprhet zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.
Boshnjakovski Sqaroi se procedura do të rrjedh në atë mënyrë që qeveria në seancën e 22 gushtit do ti propozojë kuvendit propozim konkluzën për shpallje të zgjedhjes së prokurorit publik.Më pas Kuvendi do të bëj shpallje në gazetën zyrtare dhe të paktën në dy gazeta të përditshme, njëra prej të cilave duhet të jetë në gjuhën shqipe.
Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 dit nga shpallja në gazetën zyrtare.
Më pas Këshilli i prokurorëve ka afat 15 ditor të jap mendim pozitiv apo negativ për kandidate e paraqitur, për tu kther procedura përsëri në qeveri, e cila i shqyrton kandidatët dhe në bazë edhe të mendimit të këshillit të prokurorëve, duhet të sjell vendim të propozojë njërin nga kandidatët.
Propozimi i qeverisë më pas shkon në kuvend, ku zgjedhja e kryeprokurorit të ri bëhet n me 61 vota të deputetëve. Mandati i Prokurorit publik zgjat 6 vite, me të drejtë rizgjedhjeje.
ERSAN PAJAZITI
