Maqedoni

Xhaferi i përgjigjet Zaevit, pyetje deputetësh pas zgjedhjeve lokale

18.08.2017 20:03

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i është përgjigjur kërkesës së kryeminsitrit Zoran Zaev...

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i është përgjigjur kërkesës së kryeminsitrit Zoran Zaev për pyetje deputetësh në kohëzgjatje prej një ore në fillim të çdo seance të re.

Xhaferi thot se kjo do të mund të realizohet pas zgejdhjeve lokale, kur priten edhe ndryshime në rregulloren për punë, pasi aktualisht parashihet mbajtje të seancës kushtuar pyetje të deputetëve drejtuar egzekutivit në secilën të enjte të fundit të muajit.  

Kuvendi në rregullore e ka të rregulluar çështjen e pyetjeve të deputetëve, ndërsa ideja, përkatësisht gadishmëria e qeverisë për transparence të plotë dhe mbykqyrje që të mundësojë parashtrimin e pyetjeve të deputetëve në fillim të seancave të reja në afat prej një ore, ju siguroj se do të realizohet pas përfundimit të zgejdhjeve lokale.

Partit parlamentare në koordinim do ti miratojnë konkluzat që do të përpilohen nga grupi I punës të cilin do ta udhëheq un, përvojat e aplikimit të konkluzave do të përfshihen në rregulloren e kuvendit.

Jam I bindur se në gjetjen e zgjidhjeve për pyetjet e deputetëve, në mënyrë aktive do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë thekso xhaferi në letrën drejtuar kryeminsitrit Zaev.