Maqedoni
Shkarkimi i Zvërlevskit, analistët: Jo vetëm shkarkim, përgjegjsi penale
18.08.2017 19:28
Pas shpalljes së vendimit të Kuvendit, për shkarkimin e kryeprokurorit, në Gazetën Zyrtare...

Pas shpalljes së vendimit të Kuvendit, për shkarkimin e kryeprokurorit, në Gazetën Zyrtare, Këshilli i prokurorëve publik do të zgjedh ushtruesin e detyrës Kryeprokuror Publik, i cili do të drejtojë prokurorinë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Sipas ekspertëve juridik, shkarkimi i Zvërlevskit nuk mjafton për ndërtimin e shtetit ligjor, nëse keqpërdoruesit e funksioneve nuk ndëshkohen penalisht. Përgjegjsi duhet të kërkohet edhe te Këshilli i Prokurorëve Publik dhe Këshilli Gjyqsor, dy organe kyçe që kanë parë “mes gishtash” punën e prokurorëve, përkatësisht gjykatësve.
“Duhet të përcaktohet përgjegjsia e tyre më e saktë, kur ato do të shkelin detyrën zyrtare, dhe kur flasim për përgjegjsinë çështja e parë që kërkon prioritet më të madh mbi të gjitha është cështja e përgjegjsisë së Këshillit të Prokurorëve dhe, kjo, pa mëdëyshje shkon bashkë edhe me Këshillin Gjyqsor në RM. Këto dy institucione kanë qenë bartësit kryesor të përgjegjsisë, difektit që kemi pas në këtë shtet. Në një mënyrë këto dy institucione kanë qenë më të lidhura me krimin e organizuar, kanë qenë nën ndikim politik dhe reforma e parë duhet të nisë me Këshillin e Prokurorëve”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
“Është mirë që të praktikohet pjesa e përgjegjsisë duke filluar nga vetë Këshilli Gjyqsor republikan, nga kryetari i këshillit, dhe do të jetë mirë që gjyqtar që ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare duhet të shkarkohet dhe të kalojë në përgjegjsi. Prandaj, z. Zvërlevski jo vetëm që duhej të shkarkohet por ai duhet të shkojë edhe në përgjegjsi sepse ai ka qenë vargu i parë që ka bërë tolerimin që të mos ndëshkohen keqbërësit”, shprehet eksperti juridik Bashkim Selmani.
Kryeprokurori i ri duhet të ketë kompetenca më të zgjeruara për të vepruar në rastet e dyshimta, thonë ekspertët. Zgjedhja e kryprokurorit të ri duhet të shoqërohet edhe me një sërë refprmash në gjyqsor, theksojnë ekspertët.
“Meqë Prokuroria Speciale nuk ka mandat që të inicojë raste të reja, ndërsa ka shumë raste që PPS nuk ariti t’i inicojë atëherë do të ishte mirë që brenda prokurorisë Publike, pasi u shkarkua Zverleski, të hapet një department i ri special, i cili do të merret me rastet e përgjimit, të cilat nuk arritën që të happen dhe krahas këtij departamenti special vjen koha që të hapet edhe departamenti special pranë Gjykartës penale, Shkupi 1”, shprehet eksperti juridik Mersim Maksuti.
“Kryeorokurori i ri duhet të ke të kompetenca më të zgjeruara për të vepruar aty ku ka dyshime, që fajtorët të vijnë në bankën e te akuzuarve. Ndërsa për Maqedoninë do të jetë një fazë e re e kthimit të shtetit të së drejtës”, shprehet eksperti juridik Bashkim Selmani.
Një ditë më parë, Kuvendi shkarkoi kryeprokurorin Marko Zvrëlevski, pasi gjatë mandatit të tij nuk kishte ngritur padi për raste kriminale të parapara me ligj. Pas shkarkimit të Zvërlevskit, me kërkesë të qeverisë, krytari i Kuvendit duhet të shpall konkurs për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Prokurorin publik e zgjedh Kuvendi, me propozim të Qeverisë, dhe pëlqim paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publik.
SHPËTIM NUREDINI
