Botë
Finlandë, një sulmues therr me thikë disa persona
18.08.2017 21:37
Disa persona janë sulmuar me thikë, në qytetin finlandez, Turku, ka thënë policia, duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg kësaj zone...

Disa persona janë sulmuar me thikë, në qytetin finlandez, Turku, ka thënë policia, duke paralajmëruar njerëzit të qëndrojnë larg kësaj zone, derisa kanë shtuar forcat e sigurisë.
Policia njofton se sulmuesi tashmë është në paraburgim, ndrsa është arrestuar pasi është plagosur në këmbë. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në zonën e sheshit “Puutori-Market”.
Pamjet nga vendngjarje tregojnë një trup të shtrirë përtokë dhe të mbuluar dhe dyshohet të ketë vdekur, megjithëse nuk konfirmohet ende zyrtarisht ndonjë viktimë. Raportimet paraprake theksojnë se ai kishte thirrur “Allahu Akbar” në momentin e sulmit.
Një postim në “Twitter” nga policia finlandeze, në orën 16:40 me atë lokale, bënte të ditur se disa persona ishin plagosur me thikë në qendër të qytetit Turku. Ndaj njerëzve u kërkohet që të shmangin kalimin nga qendra e qytetit.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në Spanjë.
