Botë

Erdogan, fton turqit të mos votojnë Merkelin; Gabriel, kjo është përzierje në punët e brendëshme

18.08.2017 22:04

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian - Demokrate dhe aleatët e saj...

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian - Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, prandaj ju bërë thirrje votuesve turq në gjermani, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

Por kjo porosi është pare si akt i përzierjes në sovranitetin e shtetit nga shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel.

Porosia e presidentit turk Erdogan, është akt i përzierjes në sovranitetin e shtetit tonë, deklaroi minsitri gjerman Gabriel.