Sulm në Rusi, plagos me thikë 8 persona (VIDEO)
19.08.2017 14:55
Vetëm 24 orë pas sulmeve në Spanjë dhe Finlandë...

Vetëm 24 orë pas sulmeve në Spanjë dhe Finlandë, një tjetër sulm ka tronditur mëngjesin e kësaj të shtune Rusinë.
Mediat ruse raportojnë se një person i armatosur me thikë ka sulmuar këmbësorët në qytetin Surgut, duke plagosur 8 kalimtarë. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke ekzekutuar autorin e sulmit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet se viktimat janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka evakuuar qendrën e qytetit.
Autoritetet po përpiqen të identifikojnë autorin e sulmit, për të cilin dyshohet se vuan nga një sëmundje mendore, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e ndonjë sulmi terrorist.
