Kopshtet nga shtatori me dy ndërrime, qytetarët mirëpresin vendimin

19.08.2017 15:18

Lajmi që kopshtet do të fillojnë punën me dy turne nga shtatori...

Lajmi që kopshtet do të fillojnë punën me dy turne nga  shtatori u mirprit nga qytetarët.

Qytetarët e intervistuar nga TVM 2, u shprehën se kjo  nevojë ka qenë e kahmotshme sepse jeta dinamike dhe punësimi i të dy prindërve ka ndikuar që fëmijët të mos kenë kujdesin e duhur sidomos në kushte kur institucionet parashkollore kanë punuar vetëm në turnin e pare.

Sipas qytetarëve në probleme më të mëdha kanë hasur familjet që nuk kanë gjyshër për tu kujdesur, andaj ata  përkrahin këtë nismë të Qeverisë sepse sipas tyre  institucionet parashkollore e kanë për obligim të kujdesen  për edukimin e fëmijëve nga mosha parashkollore.

“Gjithsesi se ka pas probleme është dashur ti dërgojmë fëmijët te faresfisi ti rujanë deri sat ë kthet prej pune e përkrahim këtë me gjithë dëshirë pse jo”.

“Kemi shumë firma ku qytetarët punojnë me dy turne të marrim si shembull marketet të cilët punojnë deri në ora 10 të mbrëmjes dhe fëmijët e tyre duan kujdes, ndoshta prindi nuk ka në dispozicion dikë për tu kujdesur për fëmijën siç janë gjyshërit për këtë shërbejnë çerdhet dhe e arsyeshme është që të punojnë në dy turne”.

“Do të ishte mire që kopshtet të punojnë bile deri në ora 6 të mbrëmjes sepse turnet e para në punë tani fillojnë nga ora 9 ndërsa për fëmijët dikush dueht të kujdeset”.

Nëse prindërit punojnë do kishte qenë më mire edhe çerdhet të punojnë me dy ndërrime, varësisht prej kërkesave të prindërve, prindërit duhet të bëjnë kërkesa që nëse kanë nevoj të punojnë padite pastaj çerdhet të punojnë në dy ndërrrime” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.

Sipas vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Socilae nga 1 shtatori kopshtet duhet  të fillojnë me punën me dy turne, ndërrimi i parë nga ora 7:00 deri në 14:30 ndërsa i dyti  nga 14:00 deri 21:30.

Do të punohet  edhe  të shtunën e parë të muajit prej orës 8:00 deri në orën 16:00. Qëllimi i punës me dy turne është që fëmijët dhe prindërit të marrin kujdesin e duhur nga institucionet publike.

Ministrja Carovska paralajmëroi hapjen e 13 kopshteve deri në fund të vitit, ndërkohë për vitin e ardhshëm pritet që komunat të dorëzojnë informacione për nevojën e ndërtimit të kopshteve.

Sipas saj ka komuna me natalitet të lartë që nuk kanë asnjë kopsht dhe komuna me natalitet të ulët ku 65 % prej fëmijëve janë kycur në kopshte.

Kjo praktike e Qeverisë së mëparshme do të ndryshojë tha Carevska e cila paralajmrëroi se do ndërtohen kopshte  edhe në komunat rurale. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)