Borxhi publik, Ramadani: Pozitiv fakti që ka efekt kthyes
Marrjen e huasë nga ana e qeverisë në vlerë prej 44,7 milionë eurove...

Marrjen e huasë nga ana e qeverisë në vlerë prej 44,7 milionë eurove profesori universitar Nehat Ramadani e vlerëson si të arsyeshme.
Sipas tij huamarrjet e këtilla për të shlyer borxhet e vjetra kanë peshë pasi të njejtat po miren me një normë interesi më të ulët.
Sipas tij borxhi publik dhe shtetëror në Maqedoni është e bartur prej qeverisë së kaluar dhe garnitura e re nuk mund të ndryshohet në mënyrë drastike, por pozitiv është fakti se borxhi tani është më transparent se në periudhën e kaluar.
“Tani për tani borxhi publik është më transparent seç ka qenë më parë. Huamarrjet e fundit mesa kuptuam janë marë me një normë interesi më të ulët apo 2.5%, ndërsa borxhi kthyes ishte me një normë interesi prej 6.5%, pra logjika flet se edhe pse mer borxh për të rikthyer borxh ja vlen një gjë e tillë” – tha profesori universitarë, Nehat Ramadani.
Ramadani thotë se një tjetër fakt pozitiv, është se qeveria këtë here po tregohet më e kujdeshme për të shpenzuar paranë publike aty ku është e nevojshme dhe ka efeket kthyes. Këtë e tregojnë shifrat ku vërehet se borxhi publik ka një rënie të lehtë.
“Sipas shifrave zyrtare që shohim në kuartalin e dytë të këtij viti edhe borxhi public edhe ai shtetëror kanë një rënie të lehtë në krahasim me kuartalin e parë. Në përgjithësi bilanci I mjeteve të huazuara kundrejt borxheve të shlyera rezulton me një saldo positive prej 30 miljon euro, apo më sakt të themi më shumpë borxhe janë shlyer se sa janë marrë” – u shpreh profesori universitarë, Nehat Ramadani.
Borxhi prej 44,7 milion euro u mor për të shlyer 32.5 milionë euro borxhe të vjetra dhe 7.8 milionë euro plotësuese deri në fund të muajit.Lidhur me marrjen e huasë VMRO-DPMNE e akuzoi qeverinë se për çdo ditë qytetarët i ngarkon me borxh prej 1 milionë euro e gjysmë në ditë.
Nga LSDM-ja përgjigjen se qeveria e re përgjegjshëm menaxhon me paratë për dallim nga qeveria e DPMNE-së e cila qytetarët i fuste në borxhe për luks dhe përmendore. (Ersan Pajaziti, TVM2)
