Zjarr në deponinë e Tetovës, banorët druajnë se mund të përfshihen shtëpitë

19.08.2017 16:14

Zjarr i mëdh ka kapluar deponin në hyrje të Tetovës....

Zjarr i mëdh ka kapluar deponin në hyrje të Tetovës, dhe vazhdon të përhapet me përmasa të shpejta.

Zjarrëfiksit edhe pse janë në vendin e ngjarjes nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të shuar,zjarrin në tërësi.

Banorët ndjehen të friksuar nga ky zjarrë dhe druajnë se ky mund të përfundoj edhe në shtëpit e tyre. Ata kërkojnë nga komuna e Tetovës të marrin masa pasi siç thonë nga tymi që del mund  të rrezikohen edhe nga përhapja e ndonjë epidemie.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe shoqata Ekoguerila e cila akuzoi komunën dhe institucionet qeveritare se nuk kanë bërë as gjë për zgjidhjen e këtij problemil, edhe përkundër paraljamërimit katër vite me rradhe se deponia në hyrje të Tetovës është problem dhe rrezikon banorët.

Nga komuna e Tetovës thonë se janë mobilizuar dhe janë duke punuar në shuarjen sa më shpejtë të zjarriit, dhe në ndihmë u ka dalur vetëm njësia e zjarrëfisëve në Gostivar.

Ndërsa të rrezikuar nga Tymi i dalur nga zjarri janë të gjithë banorët e Tetovës. (Visar Sadiki, TVM2)