Spitali 8 Shtatori, Kostov: Trashëgova borxh prej 5 milionë euro

19.08.2017 17:48

Spitali ushtarak 8 Shtatori ka borxh prej 5 milion eurove...

Spitali ushtarak 8 Shtatori ka borxh prej 5 milion eurove, të trashëguara nga udhëheqësia e mëparshme tha drejtori i këtij institucioni shëndetësorë Hristian Kostov.  Ai kërkon nga qeveria që të gjej formë për shlyerjen e borxhit dhe më pas të bëhet rinovimi i spitalit.

“Në momentin e marrjes së funksionet në spitalin 8 shtatori u përballa me një borxh rreth 5 milion euro, më saktë 243 milion denar , borxh në kompani të ndryshme dhe borxhe të mbetura nga fatura të ndryshme të papaguara dhe disa lloje të ndryshme të kamatave nga paditë e hapura nga kompani të ndryshme . Në disa pjesë të spitalit një kohë të gjatë nuk është kryer asnjë riparim gjegjësisht disa sektorë të spitalit janë në gjendje që nga koha kur edhe është hapur spitali” – tha drejtor i spitalit 8 Shtatori, Hristian Kostov.

Kostov tha se në të ardhmen do të bëhet edhe transporti ajror për pacientët që janë në gjendje të vështirë dhe që vijnë nga qytetet tjera të Maqedonisë.

Ndryshe gjatë një vitit spitali 8 shtatori pranon 250 mij pacientë ndërsa kryen nga 6 deri në 7 mijë operacione.

Spitali ushtarak përballet edhe me mungesë të personelit me çka edhe shumë reparte në këtë spital janë mbyllur , ndërsa pas zgjedhjeve lokale sipas udhëheqësve pritet të shtohet numri i personelit mjekësorë. (Ardita Imeri, TVM2)