Kuvend, shpallje për anëtarën e 11-të të Këshillit të Prokurorëve
Pas shkarkimit të kryeprokurorit publik, plotësime edhe në Këshillin e Prokurorëve....

Pas shkarkimit të kryeprokurorit publik, plotësime edhe në Këshillin e Prokurorëve. Kryetari i Kuvendit, Talat Xahefi, ka bë shpallje publike për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të prokurorëve publik.
Bëhet fjalë për zgjedhje të anëtarit të Këshillit nga radhët e profesorëve universitar të drejtësisë, avokatë ose juristë tjerë të theksuar, të cilët i zgjedh Kuvendi.
“Kandidatët e interesuar, profesorë të drejtësisë në universiteteve, avokatë dhe jurist tjerë të theksuar në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të shpalljes në “Gazetën Zyrtare” duhet që të dorëzojnë fletëparaqitje në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, biografi të shkurtë dhe dokumente origjinale ose kopje të notarizauar me të cilët do të dëshmojnë se janë profesor universitar të drejtësisë, avokat dhe jurist të theksuar”, thuhet në shpallje.
Kuvendi zgjedh gjithsej 4 anëtarë të Këshillit, nga kjo lëmi, prej të cilëve dy nga bashkësitë që nuk janë shumicë në shtet.
Sipas ligjit të Këshillit për prokuror publik nga dita e shpalljes deri në ditën e votimit së zgjedhjes së anëtarit duhet të kalojnë 30-të ditë.
Për disa muaj, Këshilli ka punuar me një anëtar më pak për shkak të pensionimit të një anëtari dhe pamundësisë për zëvendësimin e tij për shkak të zhvillimeve, përkatësisht, debateve maratonike në Kuvend. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
