Apel për ndihmë 070/640-502, 3 fëmijë kërkojnë punë për babanë

19.08.2017 19:41

Për dallim nga fëmijët e tjerë, që kanë shumë dëshira...

Për dallim nga fëmijët e tjerë, që kanë shumë dëshira, Alejna 13 vjece, Adisi 12  dhe Hamza 11 vjec ,  kanë një të vetme, duan që ndonjë punëdhënës të punësojë babain e tyre.  Pas vdekjes së nënës , ata vazhdimisht i sheh me lot në sy,  nuk mund ta pajtohen ende me faktin se ajo nuk është në mesin e tyre.

Na mungon pa masë thonë , por përkundër dhimbjes për nënën e humbur, ata kanë problemin tejëtr kryesor. Nuk kanë bukë.  Babai i tyre nuk ka më punë dhe cdo ditë gjërat në shtëpin e tyre kanë shkuar posht e më posht.

“Nuk mundem më jam mërzitur shumë, na ndihmon një fqinje me ushqim, kalojmë ditë shumë të vështira…Të më ndihmojnë më shumë që ta shtin babin në punë” – tha Alejna Ismaili.

“Kam nevoj që babin ta shtin në punë, tjetër nuk dua asnji gjë” – u shpreh Hamza Ismaili.

Bababi i tyre Farizi, ka humbur shikimin në njërin sy gjatë punës si mjeshtër, por thotë, se me tjetrin sy sheh dhe nëse i sigurojnë ndonjë punë do ta kishte bërë me shumë përgjegjësi pasi për momentin nuk ka asnjë burim mujor për të siguruar ekzistencën e familjes.

“Momentalisht jam kështu pa punë, nëse mundet dikush të më ndihmojë. El-Hilali më ka ndihmuar flm shumë, disa shokë erdhëm dhe ma lyn shtëpinë” – tha prindi, Fariz Ismaili.

Familjen Ismaili mund ta gjeni në lagjen të ashtëquajtur “Teneqe Mahallë “, në Shkup. Ndihma jonë do të kishte lumturuar këta fëmijë të cilëve buzëqeshja u ka munguar me vite. Mungesën e nënës nuk mund t’ua kompenzojmë por sëpaku tua plotësojmë dëshirën dhe tu mundësojmë kushte më komode për jetë.

Dhe ata nuk kërkojnë shumë komidotet, vetëm një punë për babanë, më pas të tjerat i rregullojnë vetë. (Rina Turkeshi, TVM2)