Maqedoni
Studeniçan, mjekët në ambulancat shtetërore, pak ditë në javë
20.08.2017 14:43
Numri I mjekëve nëpër ambulancat shtetërore nëpër komunat rurale të Shkupit nuk është i mjaftueshëm...

Edhe ata pak mjek që janë në dispozicion, punojnë me orarë të shkurtuar dhe nga 2 – 3 ditë në javë , dhe kjo bën që qytetarët e këtyre zonave shpesh të detyrohen të kërkojnë ndihmë nëpër ambulancat private ose në qendrën urgjente ne Shkup.
“Në Studenican ne jemi afër 9 mijë banorë dhe ambulanca shtetërore këtu punon vetëm dy herë në jave kurse më shumë punojnë ambulancat private. A ju ka ndodh të keni rast urgjen në familjë dhe mos ketë mjek në ambulancë? Ka ndodh jo që nuk kemi gjet mjek aty por kemi shkruar deri në lagjen e Dracevës për ndihma urgjente. Për shakak se nji ambulancë shtetërore nuk ka kujdestari gjatë vikendit të cilit I takon të ketë atij vendi”…
“Sa ju përket ambulancave shtetërore nuk ka mjek të mjaftueshem dhe orari I punës është shumë I shkurtër, në komunën tone dhe nëpër komuna tjera me sa kam ndëgjuar ka dy-tre ditë mjek të shtetit dhe unë I kam marrë kartonat dhe I kam dergu në mjek privat”, thanë qytetarët e anketuar.
Ndryshe nga ambulancat shtetërore, ambulancat private kanë plot punë, sidomos në orët e mbrëmjes, kur në ambulancën shtetërore nuk ka askush. Ata mundohen të japin mjekimin primar për të gjitëh pacientët që u paraqiten, privatisht ose në marrëvehsje me fondin shëndetësor.
“Ne këtu punojmë dy mjek, pra me dy ekipe me dy ndërrime, e pamë të arsyeshme hapjen e një ambulance duke e ditur se komuna jonë është një ndër komunat më të mëdha dhe gravitojnë një numër I madh I pacientëve. Ne kemi shpesh raste urgjente të cilet I udhëzojmë dhe ju japim ndihmën e parë. Rastet tjera që bëhët fjalë për mjekësi sekondare apo terciale I dergojme më tutje. Kryesisht pacientët janë të fshatit Studenican por kemi edhe të fshatrave të tjerë dhe fluksi më I madh është në orët e mbremjes”, tha Orhan Islami, mjek familjar.
Për mungesë të mjekëve në fshatin Luboten vite më parë është mbyllur ambulanca shtetërore. Edhe në Crni Vërv, megjithë hapjen solemne të objektit të ambulancës, e njejta nuk funksionon dhe banorët detyrohen që te gjitha kontrollet mjekësore ti bëjnë në Shkup.
FARIJE DAUTI BAKIU
