Irak - Tal Araf, ofensivë mbi qytetin e fundit nën kontrollin e ISIS-it
Forcat tokësore irakiane nisën një operacion masiv për marrjen e Tal Afarit, një prej qyteteve të fundit në vend të kontrolluar nga luftëtarët e “Shtetit Islamik”...

“Xhihadistët duhet të zgjedhin mes dorëzimit dhe vdekjes”,- tha kryeministri, Haider al-Abadi. Tal Afari u vu në shënjestrën e ushtrisë së Bagdadit pas marrjes së Mosulit në korrik, i cili kishte mbetur fortesa kryesore e ISIS-it në lindje.
Tal Afari, me shumicë myslimane shiite, ra në duart e ISIS-it në vitin 2014. Në të kalon rruga kryesore mes Mosulit dhe kufirit sirian, e përdorur dikur nga grupi xhihadist për kalimin e furnizimeve.
Nga përllogaritjet e forcave të koalicionit anti-ISIS, në këtë qytet dhe përreth tij mund të ketë diku nga 50 mijë deri në 100 mijë civilë. Avionët irakianë i kanë bombarduar prej ditësh pozicionet e “Shtetit Islamik” atje, duke përgatitur terrenin për nisjen e operacioneve tokësore.
