Maqedoni

Carovska: Nuk do ndërtohen banesa dhe kampe për emigrantët

20.08.2017 16:33

Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët, as nuk do ndërtohen banesa dhe kampe për ta...

Maqedonia nuk është vend atraktiv për emigrantët, as nuk do ndërtohen banesa dhe kampe për ta, madje nuk është paraparë buxhet për atë gjë, opozita vetëm shpërndanë frikë tek qytetarët, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë. Ajo thekson se strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027 është vazhdim i strategjisë 2009-2015, me të njëjtin titull, i cili u miratua nga VMRO-DPMNE. Maqedonia, thotë Carovska, është shpallur dhe vazhdon të jetë një vend tranzit, dhe kjo reflektohet në statistika dhe shifra.
 
“Në vitin 2015-2016, para mbylljes së rrugës, diku afër datës 9 mars 2016, në Maqedoni ka pasur 1,600 emigrantë. Aktualisht nuk ka më shumë se 60 në të dy qendrat e tranzitit dhe në qendrën e azilit. Këto shifra thonë se Maqedonia nuk është as një vend tërheqës, as dikush duhet të qëndrojë në vend. Përveç kësaj, strategjia e refugjatëve nuk është një strategji e migrantëve. Migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit janë tri kategori të ndryshme. Opozita u përpoq të përhapë frikë për këtë strategji. Është shumë e rëndësishme të dimë që VMRO-DPMNE po flet kundër kësaj strategjie, e cila përfshin shumicën e gjërave që janë përfshirë në strategjinë e mëparshme që ata sollën. Prandaj, nuk ka nevojë për frikë”, tha Mila Carovska, ministrja e Punës the Politikës Sociale.
 
Kjo strategji, shton Carovska, jep drejtim, është një udhërrëfyes dhe nuk është një dokument i detyrueshëm, nuk është një ligj që e detyron shtetin të ndërtojë apartamente, as nuk do t'u japë shtetësi këtyre grupeve të qytetarëve. Ministrja tha se asnjë strehim për refugjatët nuk do të ndërtohet fare. Për interpelancën e paraqitur për punën e saj nga VMRO-DPMNE, ministrja Carovska thotë se do të përgjigjet brenda afatit ligjor prej 15 ditësh.
 
KALTRINA MAKSUTI