Maqedoni
Digjet deponia e Tetovës, me intensitet më ulët, banorët protestojnë
20.08.2017 17:28
Edhe më tej vazhdon të digjet deponia e Tetovës duke nxjerr tym të zi dhe duke shkaktuar problem shëndetësore për banorë e Pollogut...

Nga njësia e zjarrfikëseve në Tetovë shprehen se e kanë pasur shumë të vështir deri në lokalizimin e zjarrit por kanë arritur një gjë të tillë.
“Situata në këtë vend është shumë më e mirë pasi zjarri është vendosur nënë kontroll të plotë të zjarrfikësve dhe është I lokalizuar. Mund të them se mbrëmë tërë natën kemi kujdestaruar në këtë vend”, tha Uka Aliti, komandant nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë.
Edhe pse nga njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë theksojnë se zjarrin e kanë venduar nënë kontroll dhe e kanë lokalizuar tërësisht në deponin në hyrje të Tetovës, siç po shihet prapa meje përsëri vazhdon të nxjerr tym I cili tym shkakton problem shëndetësore tek banorët përreth dhe qytetarët e Tetovës në përgjithësi.
Edhe shoqatat ekologjike në Tetovë e kanë akuzuar komunë e Tetovës për neglizhencën e treguar ndër vite sa I përket pastrimit të deponisë, ata kanë paralajmëruar protesta masive në ditët në vijim.
“Pavarësisht se si është ndezur zjarri dhe kush e ka ndezur atë zjarr ne dënojmë ashpër këto lojëra politike brenda partiake ndër partiake si do qofshin ato të cilat vënë në rrezik qytetarët dhe shëndetin e qytetarëve të Tetovës ,kemi alarmuar shumë herë për vend ndodhjen e deponisë kemi kërkuar që ajo deponi të dislokohet .Ajo që do bëhet këto ditë është në përgatitemi për të organizuar disa aktivitet përfshirë këtu edhe një protestë”, tha Arianit Xhaferi, nga Ekoguerilla.
Në shenjë revolte një grup qytetarësh në sheshin Ilira kanë protestuar dhe kërkuar urgjentisht të gjendet një zgjidhje afatgjate dhe deponia në hyrje të Tetovës të largohet nga aty.
“Gjendja momentale është katastrofë,vendi I mbeturinave duhet të hiqet nga aty ,duhet të dislokohet në një vend te posaçëm,momentalisht qytetarët ankohen shumë dhe kërkojmë nga institucionet që të marrin masa dhe të largojnë deponin nga vendi aktual”...
“Komuna është përgjegjëse përse e ka bërë stacionin e ngarkim shkarkimit që 13 vite është e përkohshëme”, thanë protestuesit.
Ndërkohë e para e komunës së Tetovës Teuta Arifi është shprehur se ky problem ka ekzistuar me vite por kjo që ndodhe sot është drejtpërsëdrejti hakmarrje ndaj saj.
“Ne kemi kërkuar gjithmonë zgjidhje afatgjate jo zgjidhje afatshkurta,dëshiroj të them se të gjitha ata të cilët sot partiakisht kanë qenë në këtë protestë kanë pasur mundësin të bëjën disa gjëra që nuk i kanë bërë, kurrë kemi bërë votim në KFV banken për gjendjen e ujit që kemi bërë sot nuk kanë votuar , masat anti ndotje dhe kemi kërkuar mbylljen e fabrikës Jugohrom nuk e kanë votuar grupi i këshilltarëve të asaj partie politike”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.
Ndërsa nga qeveria e Maqedonisë ishte I pranishëm ministri pa resor Samka Ibrahimovski I cili u shpreh se deponia nuk e ka vendin këtu po duhet të largohet.
“Në emër të qytetarëve dhe në emër të Qeverisë, sot kam ardhur për të parë se çka ngjarë dhe të martën ta informoj Qeverinë. Apeloj kryetares që të gjej mënyrë sa më shpejt ta heq deponinë nga këtu dhe të mos ketë këtu më mbeturina, por të dërgohet atje ku duhet”, tha Samka Ibrahimovski, ministër pa resor.
Përndryshe sipas kryetares se Tetovës që nga nesër do të filloj procedura për të larguar deponin nga hyrja e Tetovës.
VISAR SADIKI
