Botë
Rritet numri i viktimave në Barcelonë, 7-vjeçari ndërron jetë
20.08.2017 18:15
Sulmi terrorist në Barcelonë preku qindra turistë, ndër ta fëmijë e të rritur që u plagosën dhe humbën jetën nga përplasja e furgonit....

7-vjecari nga Britania u deklarua i humbur që të enjten, por u konfirmua se ka humbur jetën duke cuar numrin e viktimave në 15. Julian Cadman u shkëput nga nëna e tij sapo furgoni u përplas me këmbësorët në rrugën e njohur ‘Las Ramblas’ duke plagosur më shumë se 130 njerëz.
Policia katalanase konfirmoi se nuk ka më njerëz të humbur pasi janë identifikuar të gjithë viktimat. Nëna e vogëlushit ka humbur dy këmbët në sulm, ndërsa ishte në vend për martesën e mbesës së saj.
