Qytetarët të vetëdijshëm për rrezikun nga ushqimi i shpejtë

11.06.2014 16:47

Për shkak të temperaturave të larta, ndonjëherë ndodh që ushqimin që e konsumojmë jashtë shtëpisë, domethënë ushqimi i shpejtë të mos jetë edhe aq i sigurt për shëndetin tonë...

Për shkak të temperaturave të larta, ndonjëherë ndodh që ushqimin që e konsumojmë jashtë shtëpisë, domethënë ushqimi i shpejtë të mos jetë edhe aq i sigurt për shëndetin tonë.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se duhet të zgjedhim vendin e duhur se ku mund të jemi sadopak të sigurt në ushqimin që e blejnë, që mos të hasemi me pasoja. 

Sa jeni të sigurt në ushqimet që i konsumoni në këtë kohë kaq të nxehtë?

“Varet ku i merrni, unë jam këtu shpesh, s’kam pasur probleme deri tani”, u shpreh një qytetarë.

A ju pëlqen ushqimi?

“I mirë është shumë”, tha një tjetër qytetarë.

 A jeni të sigurt gjatë këtyre temperature të larta në ushqimin që e hani?

“Jo nuk jemi fort të sigurt, por jemi të uritur se është temperatura e lartë, ne hamë mish, kështu që s’kemi ç’të bëjmë, patjetër të hamë”, theksoi një qytetarë.

”Duhet t’i zgjedhim lokalet pak, ku janë më të pastër duhet të  ushqehemi aty”, potencoi një qytetarë.

“Si të them, nuk e di, unë më shumë ha në shtëpi”, tha një qytetarë.

Domethënë nuk preferoni të hani jashtë?

“Jashtë, kujt ia mban xhepi mund të hajë, ndërsa unë ha edhe dal”, shtoi qytetari.

Në sezonin e verës është mirë që t’ju largohemi ushqimeve të rënda, është më e shëndetshme të konsumojmë sa më tepër pemë dhe perime ose atë ushqim që vetë e përgatisim në shtëpitë tona. (Vlora LATIFI-TOPOJANI, TVM2)