Vdes një nga të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në autosdradën Veles- Shkup
Ka ndërruar jetë në spital në Shkup, njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi mbrëmë reth orës 19:00 në autostradën Veles -Shkup...

27 pacientë të tjerë të lënduar në të njejtin aksident, janë në spitalet në në Shkup dhe në Veles.
Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacientë, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacientë prej të cilëve 4 në Karil. Një pacient është në kirurgjinë për fëmijë, në operacion urgjent, dy pacientë në neurokirurgji, shtatë janë në ortopedi, tre të lënduar për momentin janë në Qendrën urgjente kirurgjikale për observim. Në spitalin shtetëror "8 Shtatori" është pranuar vetëm një pacient me sëmundje serioze por në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti rrugor ndodhi kur autobusi me targa të Maqedonisë me udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik dhe ekipi ekspert i SPB Veles.
