Maqedoni

Tërheqja e diplomatëve, ende nuk ka përgjigje për arsyen nga Beogradi

21.08.2017 10:59

Ende nuk ka informacion zyrtar se përse Beogradi tërhoqi për konsultime urgjente, diplomatët dhe të punësuarit nga Ambasada e Serbisë në Shkup...

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë   thotë se është vendosur komunikim me MPJ-në e Serbisë për konfirmimin e arsyeve për këtë procedurë. Pritet që gjatë ditës zyrtarisht sqarime të japë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
 
Ambasadorja serbe Dushanka Divjak Tomiq për mediat serbe deklaroi se tani për tani nuk mund të komentojë situatën dhe paralajmëroi më tepër informata gjatë ditës së sotme.
 
Nga MPJ informojnë se në pajtim me dispozitat përkatës të Konventës së Venecias për Marrëdhënie Diplomatike, institucionet përkatëse të Maqedonisë po ndërmarrin masa për mbrojtje të sigurisë dhe integritetit të ambasadës së Serbisë në Shkup.