SHKUP

Trajanovski: Tabelat njëgjuhëshe nuk shkelin ligjin

11.06.2014 16:57

Megjithëse në shumë tabela të reja të vendosura në kryeqendër është anashkaluar përdorimi i gjuhës shqipe, kryetari i qytetit, Koce Trajnovski, thotë se qyteti nuk ka shkelur as Kushtetutën e as Ligjin..........

Megjithëse në shumë tabela të reja të vendosura në kryeqendër është anashkaluar përdorimi i gjuhës shqipe, kryetari i qytetit, Koce Trajnovski, thotë se qyteti nuk ka shkelur as Kushtetutën e as Ligjin. Sipas Trajanovskit, kjo materie nuk është e definuar qartë, përkatësisht në Ligje të ndryshme trajtohet në forma të ndryshme çështja e përdorimit të shqipes. Ai gjithashtu theksoi se të gjitha shenjat e komunikacionit që i ndërton Qyteti i Shkupit janë në dy gjuhë.

“Së pari Qyteti i Shkupit nuk e thyen as Kushtetutën e as Ligjin. Ne këtu kemi shërbime profesionale, te cilët punojnë në këtë çështje dhe i interpretojnë Ligjet në Qytetin e Shkupit dhe ajo materie nuk është saktë e definuar. Në disa Ligje tregohet një formë dhe në disa Ligje formë tjetër. Për këtë arsye është formuar Komision më i gjerë që do të shqyrtojë implementimin e këtyre Ligjeve që e trajtojnë këtë materie”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Prandaj, Qyteti i Shkupit sipas Trajanovskit, ju përmbahet Ligjeve. (Rejhanе BUSHI-METAJ, ТВМ2)