Maqedoni
Filloi pastrimi I deponisë në Tetovë
21.08.2017 11:59
Ashtu edhe siç u paralajmrua një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë në Tetovë...

Me kërkesë të Komunës së Tetovës deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë ndarë 200.000 euro për pastrimin përfundimtarë të deponisë.
Kompania e cila ka fituar shpalljen për furnizim publik Golec Trans sot ka koncentruar maqinerinë e rëndë në terren, ndërsa Kryetarja e Komunës Teuta Arifi ka inspektuar nga afër punimet.
Në deklaratën përpara mediumeve, e para e Tetovës Teuta Arifi theksoi se pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave.
