Maqedoni
Gjuajtje me armë mbrëmë në burgun e Idrizovës, priten detaje nga MPB
21.08.2017 12:18
Burgu i Idrizovës mbrëmë ka qenë në alarm dhe u blindua nga forcat speciale...

Kjo për arsye se dy persona të maskuar rreth orës 21:00 kanë shtënë në ajër dhe kanë tentuar që të hyjnë në pjesën e burgut ku po vuajnë dënimin gratë. MPB gjatë ditës pritet të japë detaje.
Drejtori i burgut, Qerim Mahmuti, konfirmoi incidentin duke shtuar se dy persona nga ana e pasme e burgut kanë tentuar që t’i afrohen pjesës së burgut të grave. Por, gardianët menjëherë kanë ndërhyrë.
“Dy personat kanë shtënë nga një plumb në ajër, por nuk ka të plagosur. Pas kësaj ata janë larguar. Nuk bëhet fjalë për arratisje dhe se gjendja në burg është e qetë”,- theksoi drejtori i burgut të Idrizovës, Qerim Mahmuti.
