Maqedoni

DAP zbardh skandal: 37 kompani janë liruar nga pagesa e tatimit

21.08.2017 15:02

37 kompani private dhe shtetërore gjatë vitit 2015 dhe 2016 qëllimisht janë larguar nga lista e pagesës së detyrueshme të tatimit të fitimit...

37 kompani private dhe shtetërore gjatë vitit 2015 dhe 2016 qëllimisht janë larguar nga lista e pagesës së detyrueshme të tatimit të fitimit, me çka është dëmtuar buxheti shtetëror, ka deklaruar sot drejtoresha e Drejtorisë së të ardhurave publike, Sanja Llukaresvska.
 
Bëhet fjalë për amnestim të 37 kompanive nga Shkupi, të cilat me shuma milionëshe kanë dëmtuar buxhetin shtetëror, tha Llukaresvska, pa dashur të tregojë nëse këtu bëjnë pjesë edhe investitorë të huaj.
 
Në këtë skandal, sipas saj, janë involvuar edhe udhëheqës në pozita të larta, ndërkaq refuzoi të zbardhë emrat e kompanive, pasi, siç tha ajo, është në kundërshtim me Ligjin për punë tatimore.
 
“Të gjitha këto 37 kompani kanë qenë në pozitë të privilegjuar. Në sistemin elektronik në DAP për tatim të fitimit ka qenë i mundësuar program i veçantë për ndalesë për shtypjen e vërejtjeve për borxhet e tatimit, i cili ka mundësuar një periudhë më të gjatë, gjegjësisht dy vite, 2015 dhe 2016, taksapaguesit të lirohen nga procedurat për pagesë të detyrueshme të borxheve milionëshe”,- deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska.
 
Tani për tani Llukarevska njoftoi se është në procedurë përgjegjësia disiplinore për dy të punësuar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që rrethi i hetimit të zgjerohet dhe të ketë edhe përjashtime nga puna dhe padi penale. Llukarevska tha se keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe sjellja joprofesionale nuk do të tolerohet dhe të involvuarit do të përgjigjen për veprën e kundërligjshme.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI