Maqedoni

Grupi i provajderëve për zgjidhje digjitale: të mos importohen pajisjet e vjetra elektronike

21.08.2017 16:13

Grupi i formuar i provajderëve për zgjidhje digjitale kërkoi ndryshime në vendimet ligjore...

Grupi i formuar i provajderëve për zgjidhje digjitale kërkoi ndryshime në vendimet ligjore që rregullojnë këtë fushë në drejtim të zbatimit dhe kontrollit më strikt të pajisjeve të vjetra. Në tregun vendor është në rritje furnizimi dhe përdorimi i pajisjeve elektronike të vjetra dhe tashmë të hedhura në Europë, theksoi kryetari i grupacionit, Aleksandar Pajkovski.
 
“Rreth 70 për qind e pajisjeve të vjetra elektronike të përdorura e të importuara në Maqedoni janë për nevojat e administratës. Kemi informacion se Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar tashmë një tender për blerjen e 600 pajisjeve të vjetra, që konfirmon faktin se ne nuk kemi fare kritere të cilësisë për pajisjet elektronike”,- deklaroi kryetari i grupacionit, Aleksandar Pajkovski.
 
Pajisjet multifunksionale dhe pajisje të tjera të IT-së që janë të vjetra dhe që nuk i përmbajnë të gjitha standardet ekologjike nuk duhet të gjejnë vend në Maqedoni, potencoi zëvendëskryetari i grupacionit, Marko Mariq.
 
“Ne kemi nevojë për të ngritur vetëdijen ekologjike, për të ndaluar grumbullimin e të gjitha mbeturinave nga vendet perëndimore. Deri më tani, kemi një përgjigje pozitive lidhur me ndryshimet në legjislacionin e Ministrisë së Mjedisit. Ne ju bëjmë thirrje të gjitha kompanive nga biznesi që të na bashkohen në krijimin e kushteve më të mira kur përdorim zgjidhje moderne, të reja dhe të avancuara të IT-së”,- u shpreh zëvendëskryetari i grupacionit, Marko Mariq.
 
Në Maqedoni, rreth 30 kompani përpiqen të tregtojnë pajisje elektronike të reja dhe moderne në treg, por sipas Pajkovskit ka edhe nga ata që ende merren me importimin, riparimin dhe lirimin e fotokopjuesve të vjetër dhe pajisjeve të tjera elektronike nga vendet perëndimore.
 
AMIR DURAKU