BRAZIL 2014
Nesër fillon Botërori në futboll
11.06.2014 17:52
Programi ynë, ngjashëm si edhe televizionet më eminente anembanë botës, duke filluar prej nesër e deri më 13 korrik, do të përqendrohet në mbulimin sa më të mirë të evenimentit më të madh sportiv, “Kampionatit Botëror në Futboll”............

Programi ynë, ngjashëm si edhe televizionet më eminente anembanë botës, duke filluar prej nesër e deri më 13 korrik, do të përqendrohet në mbulimin sa më të mirë të evenimentit më të madh sportiv, “Kampionatit Botëror në Futboll”.
12 qytetet nikoqire të Brazilit, do të presin 32 kombëtaret më të mira botërore, në gjithsej 64 ndeshje, e ato ekskluzivisht do të transmetohen në programin tonë. Si redaksi, jemi të gatshëm edhe nesër, 60 minuta para ndeshjes që do të hapet botërori mes vendasit Brazilit dhe Kroacisë, do të nis edhe studioja e hapur. Në studio do të jenë të pranishëm të ftuar të veçantë me të vetmin qëllim, sjelljen nëpër shtëpitë tona të emocioneve nga Brazili, është shprehur redaktori i Sportit, Mustafa Ademi.
“Gjithçka është e gatshme para nisjes së Kampionatit Botërorë, nesër edhe zyrtarisht do të ngritet sipari në edicionin e 20 me radhë, me të cilën janë tubuar 32 kombëtaret më të mira futbollistike. E kanë nderin që të nisin këtë kampionat Brazili dhe Kroacia në orën 22, ndërsa 60 minuta para fillimit të këtij transmetimi të drejtpërdrejtë, me dy të ftuar special do të nis edhe maratona e transmetimeve të drejtpërdrejta në programin tonë me studio të hapur“, - deklaroi redaktori i Sportit në TVM2, Mustafa Ademi.
Orari i ndeshjeve është i përshtatshëm për vendin tonë dhe Evropën edhe përkundër faktit që mundiali do të zhvillohet në kontinentin latino-amerikan, shtoi Ademi.
“Do të transmetohen të gjitha ndeshjet në termin të kapshëm për Evropën. Do të fillojmë nesër në orën 22, më pas 10 ditë nga faza kupore, do të ketë nga 3 ndeshje në ditë, e në orën 18, 21 dhe 24 në mesnatë, që më pas nga faza e tretë të fazës kupore dhe nokaut-faza të vazhdojmë me dy transmetime të drejtpërdrejta në orën 18 dhe 22”, tha më tej Ademi.
Ndryshe, mundiali i 20 me radhë do të nis zyrtarisht me ndeshjen e hapjes mes Brazilit dhe Kroacisë, që do të luhet në qytetin e Sao Paollos, ndërsa prej të premtes, dhjetë ditë me radhë, në program do të jenë nga tri ndeshje dhe po aq transmetime të drejtpërdrejta në programin tonë. (BESIM ABDULLAI, TVM2)
