EKONOMI

70 forume rinore prezantohen në Shkup

11.06.2014 18:08

Drejtori i Agjensionit për Rini dhe Sport, Marijan Spaseski, theksoi se të gjitha rekomandimet nga Panairi në fjalën do të merren parasysh, me qëllim të përmirësimit të politikave rinore.............

Mbi 70 Organizata Rinore  evropiane, në  kuadër të Panairit për Punë Rinore prezantuan programet, shkëmbyen përvojat dhe  njohuritë e tyre, si dhe dhanë propozime dhe konkluza për përmirësim të kushteve dhe mundësive për  të rinjtë. 
 
Drejtori i Agjensionit për Rini dhe Sport, Marijan Spaseski, theksoi se të gjitha rekomandimet  nga Panairi në fjalën do të merren parasysh, me qëllim të përmirësimit të politikave rinore.
 
“Kjo paraqet një mundësi unikate, njerëzit e rinj dhe Organizatat e të Rinjve në Maqedoni t’i paraqesin programet e tyre për punësim ,të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja, praktikisht të bëjnë një rrjetëzim ndërmjet vete në nivel evropian”, deklaroi nga Agjensioni për Rini dhe Sport, Marijan Spaseski.
 
“Në emër të Institutit Nacional Demokratik, kam kënaqësinë të jem prezent këtu për ta mbështetur këtë Panair, është kënaqësi të shoh profesionalizmin, shkathtësitë dhe njohuritë, por para së gjithash është fantastike të shoh entuziazmin”, theksoi Chris Henshaë nga NDI.
 
Ndërsa Lendita Ajdini nga Qendra për Dialog Ndërkulturorë, theksoi se ky organizim paraqet një mundësi të vërtetë për bashkëpunim mes Organizatave të vendit dhe Organizatave evropiane.
 
“Ky Panair për punë rinore i përfshin të gjithë të rinjtë pa marrë parasysh a janë të kyçur në grupe formale, në Organizata apo në grupe joformale, ju jepet mundësia të krijojnë partneritete, të rrjetizohen dhe që të mund në të ardhmen të bashkëpunojnë dhe t’i përdorin programet e shumta të cilët i ofron tash programi “Erasmus plus””, tha Lendita Ajdini nga QDN.
 
Ky Panair u mbështet nga zyrat e BE-së në Shkup dhe u realizua në kuadër të programit evropian, “Të rinjtë në aksion “. (ZEJXHANE OSMANI, TVM2)