Maqedoni
IBNA: Kotzias më 30 dhe 31 gusht për vizitë në Shkup
22.08.2017 13:20
Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Ministria e Jashtme greke, duket se janë dakorduar datat e vizitës në Shkup të shefit të diplomacisë greke...

Ministri Kotzias më 30 dhe 31 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, deklaroi agjencia e pavarur ballkanike e lajmeve, IBNA. Sipas saj, Kotzias vjen në Shkup nga Selaniku mbrëmjen e 30 gushtit, ndërsa takimet zyrtare me presidentin Ivanov, kryeministrin Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Dimitrov, si dhe me liderët e partive politike, do të zhvillohen më 31 gusht.
Vizita e Koxias në Shkup vjen pas vizitës në qershor në Athinë të homologut të tij maqedonas. Sipas IBNA-s, Koxias në Shkup do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe pas akuzave se IJRM vazhdon me provokimet.
Agjencia përkujton reagimet e MPJ-së greke se Maqedonia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995, fillimisht me hendbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë për të rinj nën 17 vjet, të cilët në bluzat e tyre në ndeshjen kundër ekipit grek në Shkup kishin fjalën “Maqedoni”, pastaj edhe me festimin në 2 gusht në Toronto, ku konsulli i Maqedonisë, Pallashevski, foli para kartës së “Maqedonisë së Madhe”.
ARDITA IMERI
