ShBA nuk tërhiqet nga Afganistani, Trump: Nuk do të bëjmë gabimin e njëjtë si në Irak
Lufta 17-vjeçare ne Afganistan, më e gjata në historinë amerikane....

Lufta 17-vjeçare ne Afganistan, më e gjata në historinë amerikane, do të vijojë. Vendimin e tij presidenti amerikan, Donald Trump, e bëri publik në një fjalim drejtuar kombit.
Trump tha se “nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim si në Irak, ndaj trupat amerikane nuk do të tërhiqen nga Afganistani. 11 shtatori, akti terrorist me i tmerrshëm në ShBA, u planifikua dhe drejtua nga Afganistani, sepse ai vend drejtohej nga një qeveri që u jepte komoditet dhe strehë terroristëve”,- tha Trump.
Rreth 8.400 trupa amerikane shërbejnë aktualisht në Afganistan. Që nga tetori i vitit 2001, më shumë se 2.200 burra dhe gra janë vrare në mision. Detajet mbi angazhimin e ri në Afganistan ishin të pakta.
Ajo që dihet është që edhe të paktën 4 mijë trupa të tjerë do t’i shtohen misionit. Megjithatë, Trump, për herë të parë, ia la hapur derën një marrëveshjes paqeje me talebanët, të cilët u përgjigjën duke thënë se Afganistani do të behej “një varreze tjetër” për ShBA-në nëse këta të fundit nuk do të tërhiqen.
