Maqedoni
Personat me aftësi të kufizuar, Carovska: mbrojtje shtesë për këtë kategori
22.08.2017 17:03
Për t’u dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të propozojë masa të reja dhe ndryshime ligjore...

Për t’u dalë në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të propozojë masa të reja dhe ndryshime ligjore, që kanë të bëjnë me aplikimin e asistentëve personalë për personat me aftësi të kufizuar, realizimin e të drejtës për t'u kujdesur, kujdes nga të tjerët të marrin edhe personat me aftësi mesatare, kompensim për orar të shkurtuar pune për prindërit, ndërsa personave me aftësi të kufizuar edhe pas mbushjes 26 vjet t’u jepet kompensimi i veçantë për fëmijët me diagnozë të përhershme.
“Me ndryshimet për herë të parë në Maqedoni përfshihet e drejta për një asistent personal dhe krijohet një bazë ligjore për të kuptuar atë që kemi thënë vite me radhë, që asistentë të tillë janë të nevojshëm në shkolla, shtëpi dhe shoqëri. Me këtë jepet mundësi për program zhvillimi, me çka Maqedonia për herë obligohet që të aplikojë asistencë personale”,- deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
Carovska është e mendimit se të gjitha kategoritë me aftësi të kufizuara duhet të kenë lloj të caktuar të kompensimit për invaliditetin e tyre. Bisedohet edhe për gjetjen e zgjidhjeve për kujdesin e personave me aftësi të kufizuar pas vdekjes së prindërve të tyre përmes deinstitucionalizimit.
AMIR DURAKU
