“Transparency International”: shpenzimet e deputetëve, joreale
“Transparency Intenational” – Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike kërkojnë ndryshime në Ligjin për deputetët...

“Transparency Intenational” – Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike kërkojnë ndryshime në Ligjin për deputetët dhe kod etik për të zgjedhurit e popullit, për shkak të evitimit të problemeve me pagesën joreale të kompensimeve për shpenzimet rrugore.
Organizatat shprehin pakënaqësi të thellë për shkak të injorimit të rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion rreth praktikës së deputetëve që për vete të marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e automjetit privat për qëllime zyrtare e që nuk përshtatet me shpenzimet e tyre reale.
Ligji për deputetët parasheh të drejtë për anëtarët e Kuvendit të marrin kompensim për shfrytëzimin e automobilave në pronësi personale për qëllime zyrtare në vlerë prej 30% nga çmimi i shitjes për një litër derivat, sipas kilometrave të kaluara për automjetin të cilin e shfrytëzon.
