Maqedoni

Një banor i Ohrit është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij

22.08.2017 20:13

Gjashtëdhjetë e dyvjeçari S.P. mbrëmë në ora 22:50 është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Podmolje në Ohër...

Siç informoi sot MPB-ja, trupin e tij të pajetë me plagë në qafë, e ka gjetur djali i tij G.P. (40).
 
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB-Ohër.
 
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./mia