Maqedoni

Incidentet e marinës, shkarkohet komandanti i flotës së shtatë

23.08.2017 12:17

Episodi i së hënës, kur destrojeri USS John S Mccain u përplas me një anije çisternë duke plagosur 5 marinsë e duke bërë që 10 të tjerë të zhduken...

Episodi i së hënës, kur destrojeri USS John S Mccain u përplas me një anije çisternë duke plagosur 5 marinsë e duke bërë që 10 të tjerë të zhduken, ishte më i fundit i një serie incidentesh të ngjashme të luftanijeve amerikane në Azi dhe e bëri një kokë turku.
 
Zëvendësadmirali Joseph Aucoin është shkarkuar nga posti i komandatit të flotës së shtatë. Flota me bazë në Jokosuka të Japonisë është më e madhja e dislokuar nga Shtetet e Bashkuara me 50 deri në 70 anije dhe nëndetëse. 
 
Aucoin, komandant i saj që prej vitit 2015 duhet të dilte në pension brenda disa javësh. Shkarkimi i tij vjen në vazhdën e masave të marra nga zyrtarët e marinës pas përplasjes së USS John S McCain. Incidenti shkaktoi një pauzë të rrallë të flotave amerikane në mbarë botën si dhe rishikimin e plotë të operacioneve. 
 
Një ditë më parë, zhytësit e angazhuar në gjetjen e marinsave të zhdukur pas përplasjes së destrojerit me anijen çisternë, zbuluan disa pjesë trupash. Marina amerikane është zotuar të përpiqet me më tepër agresivitet për zbardhjen e arsyes së ngjarjes, e dyta e këtij lloji brenda dy muajsh. 
 
Shtatë marinarë gjetën vdekjen në qershor, kur kryqëzori USS Fitzgerald u përplas me një kontenier në ujrat pranë Japonisë./Top Channel