Botë

Rome - Autoritetet italiane sekuestrojnë 92 mijë vezë

23.08.2017 13:37

Autoritetet italiane kanë sekuestruar sot 92 mijë vezë të prekura nga inskticidi Fipronil në provincën e Viterbos e atë të Ankonës...

60 mijë vezë prej vezëve të sekuestruara ishin të destinuara për konsum njerëzor e 32 mijë për ushqim zooteknik.
 
Gjithashu janë vënë nën sekuestrim 3 ferma me rreth 27 mijë pula si dhe një qëndër imballazhimi vezësh.
 
Mbi vezët e prekura nga insekticidi Fipronil në Itali, autoritetet italane kanë dhënë dy hipoteza të mundshme.
 
E para i përket dyshimit të aktivitetit të dizinfektimit të terrenit pa praninë e kafshëve me insekticide që përmbajnë Fipronil dhe hipoteza e dytë e mundshme ka të bëjë me futjenilegale të Fipronilit në ushqimin e pulave.
 
Deri më tani Ministria Italiane e Shëndetësisë ka kryer rreth 253 inspektime në ferma e në qëndra shpërndarje e përpunimi vezësh. Shumë shpejt priten rezultatet e analizave për rreth 107 kampionë vezësh.
Gjithashtu në mjaft ferma rritjesh pulash për të prodhuar vezë kanë nisur inspektimet dhe për mbajtjen ilegale të ilaceve e substancave të pa autorizuara në përdorim. /Oranews