Kërkesa e “Besës” për anëtar në KShZ, Qeveria: Ligji është i qartë, s’duhet interpretim, Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, Kuvendi shpall konkursin në afat 15 ditor

23.08.2017 15:14

Dispozitat e Kodit Zgjedhor janë precize dhe nuk kanë nevojë për interpretim autentik plotësues...

Dispozitat e Kodit Zgjedhor janë precize dhe nuk kanë nevojë për interpretim autentik plotësues. Kështu është vendosur në Komisionin qeveritar për Sistem Politik lidhur me kërkesën e Lëvizjes “Besa”, me të cilën ajo kërkon interpretim autentik të Kodit Zgjedhor, me këtë edhe një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor, KShZ-ja është përbërë nga 9 anëtarë, prej të cilëve 3 janë të pavarur, 3 janë sipas propozimit të partive në pushtet, ndërsa 3 të tjerët janë sipas propozimit të opozitës. Kodi Zgjedhor parasheh që anëtarët e Komisionit të kenë mandate prej pesë viteve.

“Lidhur me dispozitat e Kodit Zgjedhor në të cilat thirret kërkuesi për interpretim autentik, deputeti, Afrim Gashi, Qeveria në seancën e 24 u shpreh se këto dispozita janë shumë precize dhe nuk është e nevojshme interpretim plotësues. Sipas mendimit të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me këtë kërkesë të nenit 68 të Kushtetutës së Maqedonisë, organ kompetent për interpretim autentik të ligjeve është Kuvendi i Maqedonisë”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Në mbledhjen e mbrëmshme qeveritare gjithashtu është vendosur që Qeveria t’i propozojë Kuvendit shpallje për emërimin e kryeprokurorit të ri.

“Procedura ka filluar dje. Kuvendi duhet të shpallë konkurs, ka afat prej 15 ditëve, ai është publik dhe aplikojnë kandidatët potencialë. Pastaj 15 ditë të tjera i ka Këshilli i Prokurorëve të deklarohet për kandidatët, gjegjësish të japë mendim pozitiv apo negativ. Pas kësaj procedura kthehet në mbledhje qeveritare ku shqyrtohen kandidatët me vlerësime pozitive nga Këshilli i Prokurorëve dhe për njërin miratohet vendim dhe ai dërgohet në Kuvend për emërim”,- u shpreh zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Në pajtueshmëri me Planin “3-6-9”, Qeveria ka miratuar vendim për ndalesën e reklamave qeveritare në media komerciale, por ajo do të realizohet vetëm në Servisin Publik dhe rrjetet sociale. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)