Maqedoni

Vdesin tre foshnje të sapolindura, MSH formon komision për hetimin e rastit

23.08.2017 16:02

Në klinikën gjinekologjike të Shkupit kanë ndërruar jetë tre foshnje të sapolindura...

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 21 vjecarja I.M është hospitalizuar me 21 gusht në Klinikën gjinekologjike të Shkupit për shkak të dhimbjeve në bark. Po të njëjtën ditë ajo me prerje cezariane lindi trineq në javën e 27.
 
Është realizuar edhe reanimim primar dhe me incubator janë transportuar në repartin intenziv për kujdes neonatal dhe terapi. Siç njoftojnë nga Ministria e Shendetësisë, me familjen disa herë është biseduar për t’ua sqaruar gjendjen e trineqve, trajtimin  dhe shanset e mundshme për mbijetesë.
 
Menjëherë të nesërmen u konfirmua vdekja e të tre foshnjave.Ministria e shëndetësis, ka formuar një komision i cili do të hetojë rastin, me qëllim që të vërtetojë trajtimin e përgjithshëm të nënës dhe foshnjave në përputhshmëri me protokollet mjekësore .Njëkohësisht komisioni është formuar nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, thuhet në njoftim.
 
AMIR DURAKU