Maqedoni
Helmimi i 43 personave, AUV: Ushqimi nga “sedmica”, nuk është arsyeja
23.08.2017 17:01
Tek 6 prej 43 të helmuarve nga ushqimi tek fastfudi “7” në komunat Karposh dhe Kisella Vodë, është detektuar bakterja salmolena enteritidis...

Analizat laboratorike të mostrave të marra nga ushqimi gjithsesi nuk kanë vërtetuar prani të bakterjes patogjene, informon Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Negative janë ekzaminimet nga kontrolli I bërë nga sipërfaqja e punës në këto fastfude, thonë nga AUV.
Mostra përputhen me kriteret mikrobiologjike për siguri të ushqimit dhe nuk janë arsye për helmimin. Në dy objekte, janë zbatuar masat e duhura nga ana e shërbimeve inspektuese të ASHV-së dhe të Inspektoriatit Sanitaro-Shëndetësor dhe ato pas mbylljes së përkohshme janë hapur sërish.
“Bazuar në gjatësinë e periudhës së inkubacionit, fotografia kinike të personave të helmuar, anketës epidemiologjike, lidhjes epidemiologjike të të helmuarve, prania e bakterjes Salmonella enteritidis tek gjashtë persona të helmuar, mund të konstatojmë se bëhet fjalë për helmim nga ushqimi i shkaktuar nga Salmonella Enteridis”, thonë nga inspektorati.
Inspektoriati ka kontrolluar disa herë fastfudin e njohur 7 në Shkup, por higjiena është vlerësuar si e kënaqshme.
Gjithsesi gjendja po ndiqet edhe më tej dhe nga Inspektoriati Shtetëror Sanitar paralajmërojnë se do të kryhen kontrolle mbikëqyrëse edhe në të ardhmen.
ERSAN PAJAZITI
