Maqedoni
Mardhëniet Maqedoni –Serbi, Osmani: Kosova nuk mund të jetë arsye për prishje
23.08.2017 17:28
Zëvëndës kryeministri Bujar Osmani thotë se Maqedonia punon për mbylljen e të gjitha kontesteve të vjetra me fqinjët...

Zëvëndës kryeministri Bujar Osmani thotë se Maqedonia punon për mbylljen e të gjitha kontesteve të vjetra me fqinjët e nuk është aspak e interesuar për hapjen e kontesteve të reja.
Por sipas tij, Kosova në asnjë mënyrë nuk mud të merret si arsye nga ana e Beogradit për prishje të mardhënieve me Shkupin zyrtar.
”Maqedonia për momentin gjendet në një momentum historik, të një klime pozitive mbrenda në vend, klime pozitive në rajon, por edhe mesazhe pozitive që vijnë nga Brukseli. Raporti me fqinjët është një ndër sfidat më të rëndësishme dhe pengesat më të rëqndësishme që I kemi ne në rugën drejt integrimit. Ne nuk guxojmë të lejojmë as si qeveri e as si shoqëri në përgjithësi, në këtë moment historik të hapen tema të reja me fqinjët . Ne po tentojmë ti mbyllim temat me fqinjët . Nuk mund të jetë Kosova arsye për prishje të raporteve, qëndrimi I Maqedonisë me Kosovën është I qartë në këtë drejtim por ne është me rëndësi ti regullojmë dhe ti mbyllim të gjitha temat e hapura që I kemi me fqinjët”, deklaroi zv kryeministri Osmani.
