Botë

Në Kopenhagë është gjetur trupi pa kokë i gazetares së zhdukur suedeze

23.08.2017 20:00

Në ujërat në Kopenhagë është gjetur trupi i një femre pa kokë me ekstremitete të prera, kumtoi policia daneze...

Në ujërat në Kopenhagë është gjetur trupi i një femre pa kokë me ekstremitete të prera, kumtoi policia daneze, duke theksuar se pas identifikimit të bërë është konfirmuar se bëhet fjalë për gazetaren suedeze, Kim Vall.
 
"ADN analiza tregon se trupi është i Kim Vall", thekson policia.
 
Trupi pa kokë është gjetur nga çiklisti i cili rastësisht kishte kaluar aty.
 
Policia daneze para disa ditësh kumtoi se Vall, e cila llogaritet si e zhdukur nga 11 gushti kur ka intervistuar një pronar të një nëndetëse, ka vdekur në një aksident i cili ka ndodhur në objektin lundrues. Pronari i nëndetëses Peter Madsen, siç është kumtuar, e ka hedhur trupin e saj në det.
 
Madsen, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ka deklaruar para gjykatës dhe policisë se "ka ndodhur një aksident në nëndetëse, e cila ka shkaktuar vdekjen e Vall dhe ai pastaj e ka hedhur në det, në lokacion të pacaktuar në jug të Kopenhagës".
 
Madsen fillimisht i ka mohuar akuzat për vrasjen nga pakujdesia. duke pohuar se gazetarja e ka braktisur nëndetësen në Kopenhagë, para lundruesja të lundrojë. Ai është arrestuar vetëm disa orë pasi nëndetësja e tij, e rëndë 40 tonë dhe e gjatë 18 metra, është fundosur afër bregut lindor të Danimarkës./mia