Botë
Aksident rrugor në Gjermani, plagosen 44 persona
23.08.2017 21:11
Dyzet e katër persona janë lënduar në një aksident automobilistik në Gjermani, ndërsa pjesa më e madhe e të lënduarve janë shtetas rumunë...

Dyzet e katër persona janë lënduar në një aksident automobilistik në Gjermani, ndërsa pjesa më e madhe e të lënduarve janë shtetas rumunë, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.
Në autobus transportoheshin rreth 50 persona, pjesa më e madhe e tyre rumunë, që janë angazhuar të grumbullojnë luleshtrydhe. Gjashtë prej të lënduarve janë me lëndime serioze.
Policia njoftoi se shoferi i autobusit e humbi kontrollin mbi automjetin në një pjesë të rrugës në qytetin Bomte, në Saksoninë e Poshtme./mia
