Botë
Merkel: SHBA-ja me politikën e izoluar, asnjëherë nuk mund të bëhet e madhe
23.08.2017 21:47
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nëse SHBA-ja vazhdon që të ndjekë një politikë të izoluar, ajo asnjëherë nuk do të jetë e madhe...

DPA njoftoi se në pres konferencën e organizuar nga gazeta ditore gjermane e biznesit "Handelsblat", Merkel theksoi se "një Amerikë së cilës nuk i intereson asgjë në botë përveç vetja e vet, asnjëherë nuk do të jetë një Amerikë e madhe".
Kjo deklaratë paraqet komentin e saj për sloganin parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Tram, që ishte "Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe", që edhe sot shpesh përdoret nga Trampi dhe ekipi i tij.
Kancelarja gjermane theksoi se masat për kryerjen e presionit diplomatik mbi Korenë Veriore ende nuk janë përdorur plotësisht.
"Nuk shohim zgjidhje ushtarake për Korenë Veriore, konsideroj se kjo nuk është e drejtë dhe jam e bindur se masat diplomatike nuk janë shfrytëzuar tërësisht", theksoi Merkel.
Merkel vlerëson se kjo duhet të arrihet nga ana e komunitetit ndërkombëtar pa intervenime ushtarake, theksoi Merkel.
Merkel lufton për mandatin e katër për sekretar shtetëror të Gjermanisë, në zgjedhjet që janë caktuar më 24 shtator.
Oponenti i saj kryesor është lideri i socialdemokratëve Martin Shulc, i cili e kritikonte Trampin me qëllim që të përmirësojë kredibilitetin e partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme./mia
